K.F. Apolonia Fier

Tradita e futbollit shqiptar


Java 9, Apolonia humb 0-2 ne Fier

Apolonia eshte mundur 2-0 ne Fier nga Dinamo dhe trajneri Haxhia ka dhene doreheqjen pas kesaj humbje. Akoma nuk eshte pranuar doreheqja e tij. SHikoni te vidjot kroniken e ndeshjes.

Shėnues: Sefa 14′, Poēi 51′
Apolonia: Dine, Spaho, Bedini, Elmazi, Sreēkoviē, Da Silva, Meto, Mirēeta, Haxhibuliē (Bėrkiē 54′), Roshi (Gega 46′), Junior (Dhrami 46′). Trajner: G. Haxhiu.
Dinamo: Kotorri, Sina, Nikoliē, Pisha, Jusufi (Daja 78′), Poēi, Allmuēa, Graniē (Ēapja 73′), Diop, Petriēeviē (Haliloviē 61′), Sefa. Trajner: Z. Daliē.
Gjyqtarė: S. Ēekaj (Laē), E. Pjetrushi (Lezhė), D. Salaj (Shkodėr).
Kartonė tė verdhė: Bedini (2), Sina.
Karton i kuq: Bedini.

Java 1: Elbasani - Apolonia 0-0

Apolonia e ka filluar sezonin e ri te Superliges me nje rezultat pozitiv te arritur ne stadiumin "Rruzhdi Bizhuta" te Elbasanit. Fieraket kane zhvilluar nje loje te mire dhe ndeshja ka perfunduar ne barazim pa gola. Apolonia ka pasur edhe raste shenimi dhe nuk eshte shfaqur aspak si skuader e sapo ngjitur ne Superlige. Megjithate rezultati eshte pozitiv dhe tani synohen tre piket ne ndeshjen e te shtunes ne "Loni Papuciu" kunder Lushnjes.
Titullaret: Dine, Shoshi, Bedini, Brkic, Da Silva, Hadzibulic, Mato, Mirceta, Skenderaj, Spaho, Sreskovic
Nga stoli: Bratja, Dhrami, Gega

Miqesore: Apolonia - Naftetari 2-0

Apolonia ka vazhduar serine e ndeshjeve miqesore dhe ka arritur nje tjeter rezultat pozitiv duke fituar ne "Loni Papuēiu" me rezultatin 2-0 kunder Naftėtarit tė Kategorisė sė Parė. Fierakėt kanė shėnuar nga njė gol nė ēdo pjesė. Ēerēizi shėnoi nė pjesėn e parė pėr Apoloninė ndėrsa Guri dyfishoi rezultatin nė tė dytėn. Skuadra po vazhdon te tregoje rritje gjate fazes pergatitore dhe duket se do te jene nje skuader me pretendime ne Superlige nese bazohemi te rezultate e arritura deri tani.

Priten per tu testuar 5 lojtare nga Ballkani

Asgjė tė re nuk ka nga merkatoja e Apolonisė. Skuadra qė hyri me meritė nė Kategorinė Superiore ka nevojė pėr disa pėrforcime qė t’i mundėsojnė qėndrimin midis ekipeve mė tė mira tė vendit. Njė gjė e tillė ėshtė prezantuar me bujė, por deri tani asgjė nuk ėshtė konkretizuar. Problemet e merkatos i janė lėnė nė dorė sekretarit tė klubit, Elton Marini, i cili kėto ditė sapo ėshtė kthyer nga njė udhėtim nė Mal tė Zi e Maqedoni. Gjithashtu, po nga ky burim mėsohet se nė Fier do tė mbėrrijnė edhe 3 futbollistė brazilianė, tė spikatur, qė do tė inkuadrohen nė 3 repartet kryesore. Pra, duke u nisur nga deklarimet e sekretarit tė klubit Marini, tė krijohet pėrshtypja se nė klubin fierak e kanė hapur qesen dhe do tė shpenzojnė miliona pėr tė sjellė kėta futbollistė tė huaj. Por kur shtron pyetjen se sa ėshtė afėrsisht kjo shifėr e planifikuar, askush nuk tė jep njė pėrgjigje.

Sekretari i klubit tė futbollit “Apolonia”, gjatė qėndrimit nė shtetet fqinje ka mundur tė sigurojė disa kaseta filmike tė disa lojtarėve, tė cilėt mendohet tė thirren nė Fier. Madje gjatė kėtyre ditėve do tė fillojė dhe studimi i hollėsishėm i tyre nga disa specialistė fierakė, pėr tė vendosur pėrfundimisht nėse kėta lojtarė kanė apo jo vlera. Megjithatė, pėrforcimi i ekipit fierak me lojtarė tė huaj, siē deklarohet edhe nga drejtuesit e klubit, ka rritur mė shumė mobilizimin e futbollistėve tė rinj vendės, tė cilėt po vazhdojnė stėrvitjen edhe nė kėto ditė pushimi. nė pėrzgjedhjen qė pritet tė kryhet sė shpejti, me synimin e vetėm pėr tė mbrojtur njė vend nė pėrbėrje tė Apolonisė.Skuadra e Apolonise pritet te grumbullohet ne daten 1 korrik. [Niko]

Johan Driza dhe tre braziliane shume prane Apolonise

Johan Driza lojtari qe vitin e kaluar ka luajtur per skuadren e Bylisit eshte shume prane kalimit te skuadra e Apolonise. Lojtari shtatelart vlonjat pelqehet shume nga trajneri i Apolonise Gerti Haxhiu dhe mund te firmose per njyrat e Apolonise. Gjithashtu mesohet se te Apolonia se bashke me dy lojtaret e saj Da Silva dhe Junior do te afrohen edhe tre braziliane te tjere. Njeri eshte mbrojtes i majte,njeri mesfushor organizator dhe i treti eshte "sulmues goli". (Niko)

Apolonia ne Superlige. Humb titullin 6 minuta nga fundi

Apolonia, nje nga skuadrat me me emer ne Shqiperi, eshte perseri ne Superlige pas nje viti mungese, aty ku i takon te jete. Apolonia renditet e dyta ne Kategorine e Pare me 73 pike duke fituar keshtu te drejten e ngjitjes direkt. Ne javen e fundit kunder Lacit Apolonia kishte mundesine te fitonte edhe trofeun e kesaj Kategorie pasi Bylis u mund ne Lushnje dhe Gega i kishte dhene skuadres avantazhin ne minuten e 22' te ndeshjes. Por goli barazimit per Lacin nga Tanushi, 6 minuta nga fundi i hequr titullin Apolonise qe gjithesesi feston rikthimin ne eliten e futbollit shqiptar.
Falenderojme te gjithe lojtaret dhe stafin drejtues per kete sezon te mrekullueshem dhe shpresojme qe rezultatet pozitive te vashdojne edhe sezonin e ardhshem ne Superlige.

Fiton Apolonia. Shkeputen 3 te parat

Apolonia ka fituar 4-2 ne javen e 21-te kunder nje kundershtari te forte si Ada. Ndeshja ne "Loni Papuciu" ka filluar mire per Apolonine pasi qe ne minuten e 6' Spaho shenon. Miqte barazojne ne minuten e 18' por Cercizi shenon perseri per Apolonine ne minuten e 32' duke e mbyllur ne avantazh pjesen e pare. Ne te dyten Cercizi shenon golin e dyte personal ne minuten e 60' dhe Deliovski e ben 4-1 rezultatin 15 minuta me vone. Miqte shenojne edhe nje here ne minutat e fundit por tre piket jane te sigurta per Apolonine.
Apolonia vazhdon te jete vetem nje pike pas Bylis qe kryeson kampionatin me 45 pike. Po 44 pike ka edhe Lushnja, por ka nje golavarazh me te dobet. Te treja keto skuadra jane shkeputur 7 pike nga te tjerat dhe duket se do te jene keto te treja qe do te luftojne per dy vendet e para qe kualifikohen direkt per ne Superlige.

Create a Free Website